Ymeri për arrestimin e Haradinajt: Përkëdhelja e Serbisë po e bën atë edhe më të keqe

4 Janar 2017 - 21:39      

Për arrestimin e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar edhe lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri.

Haradinaj orë më parë është ndaluar në Bazel me urdhërarrest nga Serbia.

Ymeri e ka quajtur të papranueshëm arrestimin e Haradinajt, duke thënë se është Serbia ajo që dueht të ndryshojë dhe jo Kosova siç po kërkohet për normalizim marrëdhëniesh.

Ai ka kërkuar urgjentisht lirimin e Haradinajt, por edhe marrjen e masave kushtëzuese nga institucionet deri në heqjen e të gjithë arresteve ndërkombëtare për ndjekjen e ish-luftëtarëve të UÇK-së.

“Arrestimi i Ramush Haradinajt me fletarrest të lëshuar nga Serbia është i papranueshëm! Ne e dimë që Serbia nuk është pajtuar me luftën tonë çlirimtare, por shtetet që na e kanë njohur shtetin (prandaj edhe vërtetësinë e luftës) nuk duhet ta ndjekin politikën e saj përndjekëse. Ky rast tregon edhe një herë që për të pasur normalizim marrëdhëniesh, është Serbia që duhet të ndryshojë, dhe jo Kosova siç po kërkohet.

Kërkojmë urgjentisht lirimin e z.Haradinajt, por edhe ndërmarrjen e masave kushtëzuese nga ana e intitucioneve tona deri në heqjen e të gjitha arresteve ndërkombëtare që kanë për qëllim përndjekjen e ish luftëtarëve të UÇK-së. Është e qartë që përkëdhelja e Serbisë po e bën atë më të keqe. Dialogu me të, tregtia me të, koncesionet ndaj saj, paratë që po ia japim, po e forcojnë armikun tonë, Serbinë, për t’ia bërë më të fuqishme goditjen ndaj nesh. Këto duhen ndalur urgjentisht”, ka shkruar Ymeri në Facebook.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...