Nisma: Arrestimi i Haradinajt tregon mosinteresimin e qeverisë për mbrojtje të çlirimtarëve

4 Janar 2017 - 21:28      

Nisma për Kosovën ka reaguar për ndalimin e Ramush Haradinajt në Bazel me urdhërarrest të Serbisë.

Sipas partisë së Fatmir Limajt, arrestimi i Haradinajt tregon se sa të pa interesuar janë përfaqësuesit e Kosovës që marrin pjesë në dialog me Serbinë për të mbrojtur çlirimtarët dhe qytetarët e vendit.

Nisma i ka bërë thirrje autoriteteve franceze që të lirojnë Haradinajn dhe ka kërkuar edhe nga BE-ja që të mos pengohet lëvizja e lirë e autoriteteve të Kosovës, sipas urdhërarresteve nga Serbia.

Ky është reagimi i Nismës:

Rasti i sërishëm i ndalimit të z. Ramush Haradinaj, tani nga autoritetet franceze, duke u bazuar në urdhërarreste të Serbisë, tregon më së miri se ata që kanë biseduar dhe po bisedojnë çdo ditë me Serbinë në Bruksel, se sa të pa interesuar janë për të mbrojtur çlirimtaret dhe qytetarët e vendit nga veprimet arbitrare e kriminale të qeverisë së Serbisë.

Në vend që të kushtëzojnë Serbinë për t’i ndalur këto veprime dhe për të bërë tërheqjen e këtyre urdhërarresteve të Serbisë për ish-luftëtarët e UÇK'së, ata as që e kanë ngritur ndonjëherë këtë çështje në bisedime me palën serbe.

Fatkeqësisht kjo është gjëndja në këtë vend, ku drejtuesit e kanë hallin e vet e jo mbrojten e qytetarëve dhe interesat e shtetit.

Sot z. Haradinaj sërish po ballafaqohet me maltretime procedurale, e neve nuk na mbetet tjetër veç se të kërkojmë nga autoritetet franceze të bëjnë atë që ka qenë dashur ta bëjnë ata që për disa vite përqafohen e bisedojnë me pasuesit e Millosheviqit.

U bëjmë thirrje autoriteteve franceze që t’i mundësojnë kryetarit të AAK-së, z. Ramush Haradinaj, që të vazhdojë udhëtimin e tij i papenguar, e po ashtu kërkojmë nga autoritet e BE’së dhe të shteteve europiane që të mos pengojnë lëvizjen e lirë të autoriteteve të Kosovës, sipas urdhërarresteve të paligjshme të lëshuar nga Serbia.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...