Foto: Koha / arkiv

Reagimet e para pas arrestimit të Haradinajt

4 Janar 2017 - 20:34      

Në lidhje me raportimin se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, është ndaluar në Bazel, e që më parë u raportua se ndalimi i tij është bërë në Francë, ka reaguar deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha.

“Ndalimi i Ramush Haradinajt në Francë me fletëarrest nga Serbia tregon se sa vlejnë rezolutat e Kuvendit Kosovës, për fat të keq rezolutat e Kosovës kanë ndikim deri te muri në Mitrovicë. “Turpi brina s’ka”... A ka qeveri ky vend a jo!? A durohen më eksperimentet që bëhen me ish-luftëtarët? Hashim, Isa e Kadri ku jeni strukë, në cilën birë të miut jeni?”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Veç tij ka reaguar edhe deputeti i pavarur, Ilir Deda.

“Arrestimi i Ramush Haradinajt me urdhërarrest të Serbisë është absolutisht i papranueshëm. Nuk mund të ketë lista për arrest në një anë dhe “dialog për normalizim” në anën tjetër. Dialogu me Serbinë nuk mund të vazhdojë më në këtë format e me këto “parime”, ndërsa Ramushi duhet të lirohet menjëherë. E Qeveria e Kosovës të mbledhë mend - ose t'i shërbejë qytetarëve dhe shtetit tonë, ose të largohet”, ka shkruar Deda në Facebook.

Për arrestimin e Haradinajt ka reaguar edhe i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Normalizimi i marrëdhënieve i udhëhequr me aq zell nga Thaci e Mustafa dhe kryenegociatorja sjellin arrestime si kjo e Ramush Haradinaj sot. A duhet me shku në çdo shtet, me u arrestu për me i hjek "poternicat" e Serbise për çdo luftëtar që Serbia don me lujt e me përdor si kartë për me marr diçka prej neve? Kur do të mbushemi mend që ska normalizim me marrëdhënie nënshtrimi ndaj askujt”, ka shkruar ai.

Edhe eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka reaguar për këtë arrestim duke thënë se kjo tejkalon çfarëdo logjike politike e juridike.

“Ndalimi i Ramush Haradinajt, mbi disa fleta të mbushura me urrejtje shfarorëse të Serbisë, ka kaluar çfarëdo logjike juridike e politike.
Nuk ka kuptim bre! Nuk është e drejtë!”, ka shkruar ai.

Para pak kohe, u raportua se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është ndaluar në Bazel në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia më 2004. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...