Foto: Koha

Prodhuesit vendorë presin lirime doganore në fushën e prodhimtarisë [video]

4 Janar 2017 - 22:17      

Një numër i madh i prodhuesve janë duke pritur me padurim të shohin nëse kërkesat e tyre për lirimet e pagesës së makinerisë prodhuese, lëndës së parë apo të repromaterialeve do të gjenden në listën e dytë, që do ta publikojë Ministria e Financave.

Sipas prodhuesve, heqja e këtyre barrierave financiare do të ndikojë në rritjen e konkurrencës karshi produkteve që vijnë nga jashtë, raporton KTV.

Shoqatat e biznesit sërish kanë ngritur alarmin për një fushatë të re të nisur nga Maqedonia, për të nxitur prodhuesit e pakët të Kosovës që të transferohen atje, pavarësisht paqëndrueshmërisë politike që e ka ky shtet.

Andaj, sipas tyre, është koha e fundit që të nisë një proces i shpejtë i lirimeve që do t’u ndihmonte këtyre prodhuesve që të vazhdojnë aktivitetin e tyre në Kosovë.

Në Ministrinë e Financave kanë bërë të ditur se lista e përpiluar do të përfshijë sektorë të ndryshëm si: industria e ushqimit, pijeve, metalurgjisë, bujqësisë dhe disa sektorë të tjerë.

Në listën e parë, vlera e lirimeve ka qenë rreth 24 milionë euro dhe ku kanë përfituar mbi 100 kompani të disa sektorëve. 


Prodhuesit vendorë presin lirime doganore në... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...