Foto: Koha / ilustrim / arkiv

S’ka rritje pensionesh për veteranët për 3 vjetët e ardhshme [video]

4 Janar 2017 - 20:23      

Pensionet e ndryshuara të veteraneve të UÇK-së edhe për 3 vjetët në vazhdim nuk do të rriten.

Në deklaratën financiare të lëshuar nga Ministria e Financave, të cilën e ka KTV-ja, thuhet se vlerësimi për ndikimet buxhetorë për periudhën 2017-2019, për t’u zbatuar Ligji nevojitet buxheti në shumë prej 114 milionë euro, apo 38 milionë euro për çdo vit, raporton KTV.

Kjo nënkupton se pavarësisht se sa do të rritet paga minimale në vend, pensionet e veteranëve do të mbesin të pandryshuara, pasi me Ligjin e ri të veteranëve nuk kushtëzohet që pensioni të jetë i barabartë me pagën minimale.

Sidoqoftë, edhe për 3 muajt në vazhdim nuk pritet të ketë zvogëlim të pensioneve.

Kohavisioni merr vesh se deri më 31 mars është paraparë që të përfundojë periudha e kategorizimit të veteranëve. Ata do të klasifikohen nga një komision, ku për bazë do të merren datat e aktivizimit të tyre në luftë.

Por, pensionin e muajt prillit, shumica e veteranëve do ta marrin në shumë prej 120 eurosh. Ligji është kundërshtuar nga shumica e zonave operative të Kosovës. 


S’ka rritje pensionesh për veteranët për 3... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...