
4 Janar 2017 - 19:12
“Koha Ditore” ka mësuar se me shumë se 360 persona kanë participuar para në llogari të kësaj OJQ-je për të përfituar grante. Sipas shpalljes publike për këto grante fermerët është dashur që të participojnë 28 për qind të planit të biznesit ndërsa pjesën tjetër për obligim e ka pasur ta mbulojë kjo OJQ.
Përfituesit e këtyre granteve planin e biznesit është dashur ta realizojnë para tre muajsh por prej se kanë participuar paratë nuk kanë përfituar asnjë cent nga kjo OJQ.
Sipas hetuesisë, tetë personat cilët janë në moshë të re vijnë nga Komuna e Malishevës dhe Lipjanit.
“Cak i kontrollit ka qenë një kompani që selinë e kishte në Malishevë dhe gjashtë degë në qytetet e lartcekura. Pas hetimeve dhe kontrollit të ushtruar në këtë kompani, policia ka arrestuar tetë persona dhe sekuestruar disa prova materiale”, thuhet në sqarimin e Policisë se Kosovës që ka arrestuar një muaj me parë këta persona.
Fermerët që kanë participuar pritet të behën dëshmitarë kundër kësaj OJQ-je. Me disa fermerë të cilët që disa javë ka biseduar gazeta, kanë thënë se Policia e Kosovës u ka marrë numrat e telefonit dhe po presin që të bashkëpunojnë me hetuesinë.
Por të gjitha këto hetime po i konsideron të orkestruara drejtori i QAD-it, Valmir Hajrullahu. Ai në një prononcim për gazetën ka thënë se ky hetim është i orkestruar.
“Ne akoma nuk kemi një aktakuzë në të cilën do të mbështetemi në atë se për çfarë ne po “hetohemi”. Në bazë të informacioneve që kemi nga avokatet e QAD në javën e 3 të janarit nëse do të këtë bazë ligjore (prova materiale) do të mund të ngrihet aktakuzë kundrejt nesh dhe atëherë ne mund të ju japim edhe kopjen e aktakuzës”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se ky hetim është i orkestruar.
“Ne besojmë që ky rast ka të bëjë me një orkestrim mirë të organizuar”, ka thënë ai... (detajet tjera për këtë rast mund t’i lexoni në numrin e nesërm të “Kohës Ditore”
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...