Foto: Koha / arkiv

Ftesa për inaugurimin e Trumpit për Haradinajn, s’është zyrtare [video]

4 Janar 2017 - 19:41      

Për më shumë se një javë, partia e Ramush Haradinajt ka folur se si kryetari i AAK-së është i vetmi politikan nga Kosova që është ftuar në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të SHBA-së.

Vet Haradinaj në Rubikon ka thënë se kjo është ftesë zyrtare nga administrata amerikane, raporton KTV.

Por, bazuar në një kërkim të thjeshtë në internet, në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit mund të shkojë kushdo.

Ceremonia kryesore është ajo e betimit të Presidentit, ku hyrja është me bileta, të cilat janë falas.

Biletat u shpërndahen përfaqësuesve të Kongresit dhe pastaj qytetarët i marrin ato përmes përfaqësuesve të tyre ose senatorëve. Disa nga këto bileta jepen direkt e të tjera si formë lotarie dhe të tjerë që i shesin këto bileta por që nuk është formë zyrtare.

Siç shihet në hartën e inaugurimit të Presidentit të fundit amerikan, Barack Obama, hyrja në Capitol Hill, ku zhvillohet ngjarja kryesore e inaugurimit, bëhet bazuar në ngjyrën e biletës që ka secili pjesëmarrës. 


Ftesa për inaugurimin e Trumpit për Haradinajn... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...