Foto: Koha

Shoqëria civile nuk beson se muri në Veri mund të rrëzohet me rezolutë [video]

4 Janar 2017 - 19:07      

Shumë rezoluta kanë kaluar në Kuvendin e Kosovës, por zbatim nuk kanë gjetur asnjëherë. Atyre u është shtuar edhe ajo e ditëve të fundit të vitit 2016, për rrënimin e murit ilegal në veri.

Por, të paktë janë ata që besojnë se me rezolutë mund të bëhet ky veprim, ani pse zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, kanë deklaruar se ky mur do të rrënohet gjatë janarit, sipas ligjeve të Kosovës, raporton KTV.

Albert Krasniqi, nga Instituti Demokratik i Kosovës, nuk beson se muri në veri do të rrënohet, edhe pse me rezolutë është përcaktuar që kjo të ndodhë gjatë janarit.

Ai thotë se këtë qëndrim e mbështet në rezolutat e mëhershme, që nuk janë jetësuar asnjëherë, sidomos kur bëhet fjalë për çështje të ndjeshme.

Edhe analisti Imer Mushkolaj thotë se muri ilegal në veri nuk rrëzohet me rezoluta, pasi sipas tij, dihet se përgjegjësi e kujt është.

Ai veprimin e deputetëve më shumë e sheh si punë për të arsyetuar mëditjet e tyre. Mushkolaj nuk pret që muri të rrëzohet në tërësi, thotë se do të ketë modifikim, por shton se shteti do ta paraqesë si rrënim. 


Shoqëria civile nuk beson se muri në Veri mund... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...