Foto: Koha

Ministren e dorëhequr serbe, Qeveria e konsideron pjesë të kabinetit qeveritar [video]

4 Janar 2017 - 19:03      

Ka kaluar një javë qëkur ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Mirjana Jevtiq, ofroi dorëheqjen e saj nga ky post.

Përkundër kërkesës së Listës Serbe, që ajo të shkarkohej po atë ditë nga posti i ministres, Qeveria e Kosovës po vazhdon ta konsiderojë atë pjesë të kabinetit qeveritar, raporton KTV.

Kryeministri Isa Mustafa ende nuk e ka shkarkuar atë nga posti, ndonëse ajo që nga dita e dorëheqjes nuk doli asnjëherë në vendin e saj të punës.

E pavarësisht se Lista Serbe ishte deklaruar se nuk e njeh si kryeministër të saj Isa Mustafën, shefi i ekzekutivit prapë se prapë do t’i presë propozimet e këtij subjekti për të udhëhequr këtë ministri.

KTV-ja ka tentuar të marrë një qëndrim të Listës Serbe lidhur me këtë çështje, por kontakti me udhëheqësit e saj ka qenë i pamundur.

E sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, zëvendësministri Bajram Gecaj ka thënë se ai do të formohet atëherë kur të krijohet ambient i përshtatshëm politik, përfshirë kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës. 


Ministren e dorëhequr serbe, Qeveria e... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...