Foto: Koha / ilustrim

Avokati Gashi, kritika ministres Hoxha rreth rastit “Dehari”

4 Janar 2017 - 18:50      

Avokati i familjes së aktivistit të ndjerë të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, Tomë Gashi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shtruar disa pyetje në lidhje me këtë rast.

Ai ka thënë se edhe dy muaj pas vdekjes së Deharit, nuk e di se a kanë përfunduar hetimet në këtë rast apo jo.

“Nesër me 05 janar 2017 bëhen dy muaj nga vrasja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje – Astrit Dehari në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Hetimet për këtë rast kanë përfunduar apo jo!?”, ka shkruar Gashi në postimin e tij në Facebook.

Gashi ka vënë në mëdyshje edhe deklaratat e ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, në lidhje me rastin Dehari.

“A janë deklarimet e saj në media në kundërshtim me provat e siguruara nga Prokuroria Themelore në Prizren dhe raportet e obduksionit. Ministrja e Drejtësisë nuk është e qartë se çka kërkon!? Po kërkon ndihmën e ekspertëve të pavarur dhe timen për hetimin e vrasjes së Astrit Deharit!? A është keqpërdorim i detyrës zyrtare hartimi dhe me pas edhe publikimi i raporteve të ekspertëve të pavarur!? Kush po i keqpërdorë autorizimet zyrtare!? Çka u vërtetua me ekspertizën e ADN-së dhe me ekspertizën e Institutit Psikiatrik të Kosovës për këtë rast!?”, ka pyetur Gashi, ndërsa ka bërë me dije se për t’i sqaruar të gjitha këto, do të enjten në orën 14:00 në zyrën e tij do të organizojë një konferencë për media.

Kujtojmë se Ministria e Drejtësisë, siç raportoi dje KTV, ka kërkuar që mjekët Besim Ymaj, Besim Latifaj dhe avokati Tomë Gashi të hetohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...