Abdixhiku për rritje të mëditjeve për deputetët: A kanë fije marre?

4 Janar 2017 - 18:38      

Analisti Lumir Abdixhiku ka kritikuar propozimin për rritje të mëditjeve të deputetëve për pjesëmarrje në seanca të Kuvendit apo në komisione parlamentare.

Ai me ironi ka shkruar se deputetët meritojnë rritje të mëditjeve të menjëhershme duke dhënë disa arsye se “Kosova është vend i përsosur”.

Ky është postimi i Abdixhikut në Facebook:

Meqë,

- Pleqtë tanë po marrin pensione të dinjitetshme;

- Familjet tona po shërohen në spitale moderne;

- Të rinjtë tanë po udhëtojnë pa viza;

- Nxënësit i kemi ndër më të diturit në botë;

- Të diplomuarit po gjejnë punë;

- Ushtarët tanë na i ruajnë kufinjtë;

- Hajnat i kemi lidhë në burg;

- Fëmijëve po u lëmë një shtet të sigurtë;

- E ne s'kemi më gajle tjera...

Ja vlenë t'i rrisim - menjëherë - meditjet e deputetëve të Kosovës. Haku, hak.

A kanë fije marre këta?

Mediat sot kanë raportuar se deputetët e Kuvendit të Kosovës planifikohet të marrin nga 297 euro, përveç pagës bazë prej 1,488 euro, për çdo pjesëmarrje në seancë të Kuvendit apo në komision parlamentar.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...