Mustafa i bindur se drejtësia do të zbardhë vrasjen në pabesi të Kolonel Zemajt

4 Janar 2017 - 17:42      

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e 14 vjetorit të vrasjes, përkujtoi komandantin e luftës çlirimtare, Kolonelin Tahir Zemaj.

Kryeministri theksoi se “Kolonel Tahir Zemaj do të përkujtohet gjithnjë si një luftëtar i shquar i lirisë, i cili dha gjithçka për Kosovën në momentet më të vështira”, raporton Koha.net.

Mustafa me këtë rast veçoi rolin e Kolonel Zemajt në Betejën Heroike të Loxhës, e cila u fitua falë udhëheqjes vetëmohuese të Kolonel Tahir Zemajt dhe luftëtarëve të tjerë të lirisë.



“Kolonel Tahir Zemaj do të mbahet mend përgjithmonë si një luftëtar besnik i Atdheut, një strateg ushtarak dhe një njeri i pakursyer për arritjen e lirisë dhe demokracisë në Kosovë”, thekson Mustafa, duke shprehur besimin se drejtësia do të zbardhë një ditë vrasjen në pabesi të Kolonel Zemajt, të djalit të tij, Enisit dhe veprimtarit të shquar politik, Hasan Zemaj. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...