Foto: Koha / ilustrim

AKP-ja shpërndan 20 përqindëshin edhe për 2840 punëtorë të ndërmarrjeve shoqërore

4 Janar 2017 - 16:45      

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka ekzekutuar vendimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për shpërndarjen e fondeve njëzet për qind nga çmimi i shitjes të dedikuara për punëtorët e 14 ndërmarrjeve shoqërore.

“Pasi që janë krijuar kushtet ligjore të parapara me legjislacionin në fuqi që e rregullon çështjen e shpërndarjes së fondeve të 20 përqindëshit, Agjencia ka përgatitur dokumentacionin përkatës për shpërndarjen e fondeve të 20%-it për punëtorët e kualifikueshëm të këtyre ndërmarrjeve shoqërore dhe shuma e fondeve që është në procedurë të shpërndarjes kësaj radhe është 908,130.89 euro. Nga kjo shpërndarje do të përfitojnë 2840 punëtorë që i kanë plotësuar kriteret ligjore për të qenë pjesë në shpërndarje të 20%-it”, thuhet në njoftimin e AKP-së, raporton KP.

Bartja e këtyre fondeve do të bëhet në llogarinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) në pajtim me nenin 10.5 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2003/13 (me ndryshime).

Nga fondet e 20% deri me tani Agjencia ka shpërndarë rreth 110 milionë euro, dhe nga këto shpërndarje kanë përfituar rreth 46 mijë punëtorë dhe ish-punëtorë të ndërmarrjeve shoqërore.

Ndërsa vetëm gjatë vitit 2016 janë shpërndarë rreth 6 milionë euro për punëtorët e kualifikueshëm. Në ndërkohë, Agjencia është në proces të përgatitjes së dokumentacionit për shpërndarjen e fondeve të 20%-it për punëtorët e kualifikueshëm edhe për disa NSh tjera, për çka punëtorët e këtyre NSh-ve dhe opinioni i gjerë do të informohen me kohë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...