Foto: Ilustrim

FMN: Ekonomia e Shqipërisë në krye të rajonit, Libia, në krye të botës

4 Janar 2017 - 16:37      

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, dy ekonomitë që pritet të kenë rritjen më të shpejtë në botë gjatë këtij viti janë ato të dy vendeve që vijnë nga konflikte të armatosura. Libia me 13.7 për qind dhe Jemeni me 12.6 për qind do të kryesojnë listën botërore të rritjes ekonomike.

Të dy vendet kanë përjetuar humbje të mëdha ekonomike gjatë viteve të fundit, si pasojë e luftërave dhe në 2017-n shpresojnë të rikuperojnë një pjesë të tyre.

Në vendin e tretë vjen një tjetër ekonomi afrikane, Bregu i Fildishtë, që do të rritet me rreth 7.9 për qind, ndërsa Mianmari dhe India vijnë në vendin e katërt dhe të pestë, me rritje ekonomike respektivisht 7.7 dhe 7.6 për qind, raporton Tch.

Kina, dikur një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në botë, ka zbritur në vendin e 15. Ekonomia kineze vazhdon të ngadalësojë ritmet dhe këtë vit pritet të rritet me rreth 6.1 për qind.

Lista vazhdon me të tjera ekonomi në zhvillim, e në mesin e saj gjendet Shqipëria. Sipas FMN-së, ekonomia shqiptare renditet e 75-ta ndër 190 ekonomi të botës për nga rritja ekonomike. Fondi parashikon se Prodhimi i Brendshëm Bruto në Shqipëri do të zgjerohet me 3.7 për qind këtë vit, duke lënë mbrapa vendet e tjera të rajonit.

Por, kush janë ekonomitë që do të kenë një vit të vështirë? Sipas FMN-së, vendi me bilancin më negativ pritet të jetë Sudani Jugor, ku ekonomia do të rrudhet me 6 për qind, ndërsa më pas vijnë Guinea Ekuatoriale me -5.8 për qind dhe Venezuala, ku ekonomia do të humbasë këtë vit 4.5 për qind të prodhimit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...