4 Janar 2017 - 15:29
Dorëzim pranimi i donacionit humanitar të FSK-së, u bë në ambientet e Manastirit Graqanica.
Në emër të FSK-së, donacionin humanitar e dorëzoi Afrim Veseli, shef i Sektorit për Bashkëpunim me Agjencitë në kuadër të Departamentit për Marrëdhënie Civilo-Ushtarake në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ndërsa e pranoi prifti Sergjan Stankoviq, zyrtar i Manastirit, transmeton kp.
Prifti Stankoviq, me këtë rast, falënderoi Forcën e Sigurisë së Kosovës, ambasadën e SHBA-ve, si dhe KFOR-in amerikan, për ndihmën e ofruar për qytetarët e Graqanicës.
“Kjo ndihmë është e mirëpritur në këto kushte të vështira atmosferike dhe ekonomike. Prandaj falënderoj ambasadën e SHBA-ve, KFOR-in amerikan dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës”, shtoi pos tjerash prifti Stankoviq.
Ndërsa, nënkoloneli Afrim Veseli, tha se FSK-ja deri më tani ka kryer shumë projekte humanitare në shërbim të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallime feje dhe kombi. Ai premtoi se, FSK-ja edhe në të ardhmen, do të jetë së bashku me të gjithë qytetarët e Kosovës, në ndihmën e tyre si dhe në realizimin e projekteve, qofshin ato humanitare dhe projekteve tjera e që janë në shërbim të qytetarëve.
Gjithashtu, nënkoloneli AfrimVeseli falënderoi edhe ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, si dhe KFOR-in amerikan, për përkrahjen e vazhdueshme për FSK-në, qofshin në dhënien e ndihmave humanitare dhe në realizimin e projekteve humanitare.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...