Thaçi: Vrasjet e dëshmitarëve sollën Gjykatën Speciale

4 Janar 2017 - 14:26      

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ka komentuar akuzat ndaj institucioneve për vendimin politik rreth Gjykatës Speciale.

Thaçi ka thënë se Gjykata Speciale është produkt i kërcënimit dhe vrasjes së dëshmitarëve pas luftës dhe jo rezultat i vendimeve politike të gabuara.

“Edhe në vitin 2017 na presin sfida, që kërkojnë angazhim të përgjithshëm. Një nga këto sfida padyshim është edhe Gjykata Speciale për të cilën eksponentë të caktuar të politikës po akuzojnë institucionet e Kosovës për vendimet e tyre. Është e qartë se Gjykata Speciale është produkt i kërcënimit dhe vrasjes së dëshmitarëve pas luftës dhe jo rezultat i vendimeve politike të gabuara”, ka thënë presidenti Thaçi.
Ai, për kp, ka thënë se askush për krimet e veta apo të rrethit të tij, sot nuk mund të akuzoj dikë tjetër e aq më tepër institucionet shtetërore.

“Vendimi i institucioneve të Kosovës ka qenë vendim strategjik”, ka shtuar ai.
Sipas presidentit Thaçi, përpjekjet për t’i arsyetuar krimet se janë bërë në emër të kauzës kombëtare, nuk janë të justifikueshme dhe e dëmtojnë të ardhmen e vendit.
“Përpjekjet për t’i arsyetuar krimet duke thënë se janë bërë në emër të kauzës kombëtare nuk janë të justifikueshme, por janë në dëm të interesit dhe së ardhmes së shtetit tonë. Vlerat e lirisë sonë dhe luftës së UÇK-së i cenojnë mu ata që i kanë bërë këto krime. Ata që i kanë kryer këto veprime, individë apo grupe, kanë fyer e cenuar vlerat e lirisë dhe vetë luftën e UÇK-së”, ka thënë presidenti Thaçi.

“Ne duhet t’i ruajmë vlerat çlirimtare dhe të mos e lejojmë askënd që t’i degjenerojë ato. Prandaj, është në interes të Kosovës që të hiqet çdo dyshim për luftën e pastër të UÇK-së”, ka përfunduar ai. Ndryshe, akuzat për krijimin e Gjykatës Speciale në drejtim të institucioneve këto ditë janë bërë kryesisht prej liderëve politikë opozitarë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...