Foto: Koha

Edhe nga tre muaj mandat për zyrtarët e Serbisë në Kosovë

4 Janar 2017 - 13:55      

Qeveria e Serbisë ka emëruar sërish ushtrues detyre të drejtorit i të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriqin në periudhën për tre muaj, njoftojnë media serbe.

Për ushtrues detyre të zëvendësdrejtorit në këtë zyrë, janë emëruar për tre muaj Zhelko Joviq, Dushan Kozarev dhe Damjan Joviq, transmeton Koha.net.

Dejan Paviçeviq, në periudhën për tre muaj, sërish është emëruar oficer për lidhje në misionin e BE-së në Kosovë e njëkohësisht edhe ushtrues detyre i ndihmësdrejtorit për Zyrën e Kosovës.

Për ushtrues detyre të ndihmësdrejtorit për tre muaj – Sektorit për përkujdesje kulturore në Kishën ortodokse serbe, është emëruar Dushan Jovoviq.

Drejtori në pension i Agjencisë informative ushtarake Dragan Vladisavleviq sërish është emëruar në detyrën e ushtruesit të detyrës në procesin negociues me Kosovën.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...