Foto: Koha

Gjuriq kërcënon: Asociacioni i Komunave... deri më 15 shkurt ose ...

4 Janar 2017 - 13:09      

I ashtuquajturi drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuria ka përsëritur se serbët e Kosovës do të punojnë vetëm sipas konsultimeve me Beogradin dhe se nëse deri më 15 shkurt të këtij viti nuk krijohet AKS, ai do të formohet nga serbët, transmeton Koha.net.

“Shpresoj që ky të ketë qenë mësim i mjaftueshëm për të gjithë që mund të mendojnë se është e mundur të jesh përfaqësues politik i serbëve të Kosovës e të punosh pa konsultime me Qeverinë e Serbisë dhe kundër vullnetit të popullit serb në krahinë. Situata, në kuptimin politik duhet të kthehet në gjendjen paraprake e për pasojat politike do të mendojmë pasi që në fazën e parë të anulojmë dëmin e bërë nga papërgjegjësia e individëve”, citon javorja “jedinstvo” që botohet në Mitrovicën veriore të ketë thënë Marko Gjuriq.

Sipas fjalëve të tij, “kur serbët janë të bashkuar në frontin e fuqishëm e unik politik, kjo promotorëve të Kosovës së vetëshpallur ua përkujton faktin se projekti i rremë i shtetësisë së Kosovës është i parealizueshëm derisa të ekzistojë shteti i Serbisë dhe serbët në Kosovë”.

“Është e qartë se të ndarë e të përçarë politikisht serbët e Kosovës, u shkon për shtati më shumë atyre (projektueseve të Kosovës së pavarur) dha ata ndonjëherë përpiqen që ta vetë prodhojnë me mjete të ndryshme. Por populli serb ka interesat e veta, e ai është që Kosova të mbete në përbërje të Serbisë. Derisa të jetë kështu , asnjë politikan serb në Kosovë nuk mund të llogarisë që t’i tradhtojë paratë dhe interesat kombëtare e të shpëtojë pa pasoja”, ka thënë Gjuriq.

Sipas Gjuriqit, pasqyrë e unitetit të popullit serbë në Kosovë është edhe formimi i Asociacionit të Komunave serbe.

“Edhe një herë, zëshëm e qartë, porosis: Nëse Prishtina deri në Sretenje (15 shkurt) nuk e formon Asociacionin e Komunave serbe, atë do ta formojmë ne ... Serbët në Kosovë kanë pritur tri vjet të fillojë së zbatuari marrëveshja me rëndësi të posaçme për popullin. Natyrisht se ai nuk mund të presë gjithmonë. Serbët duan që në AKS të ketë kornizë të mjaftueshme për rregullimin jetës së vet në Kosovë”, ka thënë ndër të tjera Gjuriq. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...