
4 Janar 2017 - 12:53
Në një njoftim për shtyp, transmeton kosova press, ambasada, pasi i uron autoriteteve dhe popullit shqiptar paqe, lumturi dhe begati për vitin 2017, sa i takon vizitës së Presidenti francez shprehet se nuk ka akoma asnjë informacion të besueshëm mbi programin e kësaj vizite.
“Ambasada e Francës në Shqipëri u uron autoriteteve dhe popullit shqiptar paqe, lumturi dhe begati për vitin 2017. Ky vit do të jetë i pasur me ngjarje shumë të rëndësishme. Pikërisht, Presidenca e Republikës franceze na ka vënë në dijeni në lidhje me dëshirën e Presidentit François Hollande të vizitojë Shqipërinë gjatë muajit mars. Në këtë kontekst nuk ka akoma asnjë informacion të besueshëm mbi programin e kësaj vizite, i cili do të përcaktohet, kur të vijë koha, mes autoriteteve franceze dhe shqiptare, sipas rregullave protokollare”, citohet njoftimi i ambasadës franceze.
Mediat shqiptare, qe i referoheshin burimeve nga Presidenca shqiptare, raportuan të dielën për vizitën shtetërore në Tiranë të Presidentit Hollande.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...