Foto: Ilustrim

Nis dëbora në Shqipëri, vështirësohet qarkullimi

4 Janar 2017 - 11:53      

Reshjet e dëborës kanë zbritur gjatë natës në disa rajone të vendit dhe ka vështirësuar qarkullimin në disa akse. Në Shkodër, akset ku sasia e borës është më e madhe janë Kuben-Vasie (25 cm), ku qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë.

Në aksin Peshkopi-Qafë Drajë ka 25 cm borë dhe qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhirë.

Reshjet intensive të borës që kanë përfshshirë Dibrën kanë arritur në 15 cm në qytetin e Peshkopisë, ndërsa në zonat e thella arrin 30-40 cm, raporton TCH. Sa u përket rrugëve nacionale, megjithëse nuk janë lidhur kontratat për mirëmbajtjen dimërore, akset po mirëmbahen nga kompanitë që i kanë patur vitin e kaluar.

Në aksin Ura e Cerenecit-Steblevë ka 15-25 cm borë dhe rrugët kalohen pjesërisht me zinxhirë; në aksin Qafë Bualli-Krastë ka 20 cm borë; në Rrugën e Kombit qarkullimi është normal në të gjitha korsitë. Është bërë pastrimi i borës dhe kriposja e rrugës, pasi një ditë më parë qarkulimi u bllokua për 30 minuta për shkak se makinat pa pajisje dimërore nuk kalonin dot zonën malore pranë Kalimashit. Sektori i Policisë Rrugore në Kukës u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes në aksin Tuneli i Kalimashit-Morinë.

Në aksin Laç-Vau i Dejës-Fushë Arrëz ka 20 cm borë dhe qarkullimi bëhet me zinxhirë. Në aksin Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin ka 30-50 cm borë.

Në Tiranë, në akset e Dajtit qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë për shkak të reshjeve të borës. Apelohet për kujdes në segmentin Qafë Priskë-Qafë Mollë.

Edhe në rrugën Librazhd-Steblevë ka 10 cm borë dhe reshjet vazhdojnë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...