
4 Janar 2017 - 08:04
Kështu, në vitin 2016 Kosova mori lëvdata për përmbushjen e obligimeve të saj për krijimin e Gjykatës Speciale, apo më saktësisht “dhomat e specializuara të Kosovës” siç u emërtuan gjatë prezantimin në Hagë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sido që ta ketë emrin kjo gjykatë speciale, ajo do të merret me rastet e krimeve të luftës, të krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të tjera të kryera nga ish-pjesëtarët e UÇK-së, që janë përmendur në Raportin e Dick Martyt, i cili më vonë ishte miratuar edhe si Raport i Këshillit të Evropës.
Edhe pse më herët kishte paralajmëruar se do ta padiste senatorin zviceran për shpifje, presidenti i tashëm i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vitit 2016 tha në Bruksel se ai është “kampion i krijimit të Gjykatës Speciale” sepse, sipas fjalëve të tij, “Kosova nuk ka çfarë të fshehë” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...