Foto: Koha

Pushteti e heshtë fyerjen që ambasadorja Lama ia bëri KTV-së

4 Janar 2017 - 07:49      

Pushteti nuk është distancuar dhe as nuk ka ndërmarrë ndonjë masë sanksioni ndaj ambasadores Alma Lama, për fyerjet publike që ia ka bërë Kohavisionit (KTV) në fundvit. Prej katër ditësh, kurrkush nga zyrtarët nuk është deklaruar për këtë skandal.

Në edicionin e fundvitit, emisioni “Interaktiv” i KTV-së e pati shpallur si “tregti të vitit” zgjedhjen e Lamës për ambasadore. Kjo për shkakun se Lama, ish-gazetare dhe ish-aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), si deputete e Lidhjes Demokratike (LDK) i kishte kontribuuar kuorumit për zgjedhjen e presidentit të shtetit, ani se para këtij zhvillimi ajo ishte ndër parlamentarët më të zëshëm kundër ngjitjes së Hashim Thaçit në majë të pushtetit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Vetëm pak kohë më vonë, me dekret të Thaçit, Lama fitoi një “punë ëndrrash” – postin e ambasadores në Romë të Italisë.

Ambasadorja ka reaguar publikisht kundër stories, duke mos iu kundërvënë me fakte. Në llogarinë e saj në “Facebook”, Lama ka fyer KTV-në dhe drejtuesin e “Interaktiv”-it, gazetarin Xhemajl Rexha.

“Per pseudogazetarin Xhemajl Rexha dhe KTV-ne qe mbreme paskan zbuluar se cila eshte ‘endrra’ e shqiptareve te Shqiperise, por dhe albanofobine e tij: Definivisht eshte me mire te kesh enderr Romen, sesa te kesh enderr Beogradin qe e ka soji juaj!”, ka shkruar Lama.

Ky postim ka nxitur shumë reagime, përfshirë edhe atë të drejtoreshës menaxhuese të Grupit KOHA, Flaka Surroi, e edhe reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK). Sipas Surroit, një vendim shkarkimi i menjëhershëm do të duhej të pasonte. AGK-ja, ndërkaq, ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) që të mos lejojë ambasadorët që t’i fyejnë gazetarët, në asnjë rast... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...