Kriteri turk për terrorizmin, “rrezik” për Kosovën

4 Janar 2017 - 07:27      

Deklaratat e presidentit Thaçi, duke i cilësuar terroristë ata që të tillë i konsideron edhe Turqia, po shihen si të rrezikshme, sepse mund të ndryshojnë kursin që ka ndjekur Kosova deri më tani.

Presidenti Hashim Thaçi tek në fund të vitit 2016 realizoi vizitën e tij të dytë zyrtare jashtë vendit, tetë muaj pas marrjes së mandatit në krye të Presidencës. Shkoi për ta takuar presidentin turk, Recep Taip Erdogan, si dhe vartësit e tij. Vizita e Thaçit në Turqi erdhi në kohën kur Erdogani ka forcuar aleancën me Rusinë, ndërsa ka përplasje me Perëndimin, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shteti turk, që prej korrikut, ka nisur një fushatë, duke u bërë thirrje edhe shteteve tjera të mos krijojnë terren për kundërshtarin e tij politik, Fetullah Gylen. Shkolla dhe organizata që veprojnë nën ombrellën e Gylenit ka edhe në Kosovë.

Sipas njoftimit zyrtar të Presidencës, temë diskutimi me krerët turq kanë qenë edhe shkollat e Gylenit. Presidenti Thaçi e ka siguruar homologun e tij se Kosova ndjek nga afër zhvillimet rreth lëvizjes “Gylen”, duke shtuar se “bashkëpunimi ynë strategjik nuk do të preket” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...