Foto: Koha / arkiv

Kategorizimi përçan veteranët

4 Janar 2017 - 06:51      

Ndarja e veteranëve në tri kategori me Ligjin për plotësim-ndryshim të Ligjit për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po vazhdon të kundërshtohet nga përfaqësuesit e veteranëve të Pejës, Gjakovës, Deçanit, Istogut dhe Zonës Operative të Pashtrikut. Ata i kanë bërë thirrje edhe njëherë presidentit të vendit, Hashim Thaçi, që të mos e nënshkruajë këtë ligj, pasi, sipas tyre, ky ligj po dëmton rëndë luftëtarët e lirisë, duke i kategorizuar ata.

Por, ndryshe nga ta mendon udhëheqja e re e OVL e UÇK-së. Madje për të mbrojtur këto ndryshime në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës, pesë ditë më parë, kryetari Hysni Gucati dhe nënkryetari Nasim Haradinaj, edhe pse ishin ftuar që të monitoronin ndryshimet, shkaktuan konflikt verbal, duke akuzuar deputeten Aida Dërguti, kur kjo e fundit iu tha se veteranët po tradhtohen nga kjo udhëheqësi, shkruan sot “Koha Ditore”.

E debati i ashpër mes përfaqësuesve të shoqatës dhe Aida Dërgutit dhe disa deputetëve tjerë ka vazhduar për disa minuta. Pas kësaj përfaqësuesit e veteranëve kanë dalë nga salla e Kuvendit, ku mbahej seanca, e cila u detyrua t’i ndërpresë punimet për shkak të tensioneve të shkaktuara. E nuk kanë munguar as ofendimet dhe fyerjet në adresë të deputetes Dërguti, nga kryetari i Shoqatës së Veteranëve. “Mos bën me gisht, se ta shti atë gisht në gojë”, i ka thënë Hysni Gucati nënkryetares Dërguti... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...