Foto: Koha

Aparatura e brahiterapisë vazhdon të mbetet jashtë funksionit [video]

3 Janar 2017 - 21:50      

Zvarritjet e punëve për të përgatitur hapësirat ku do të vendoset aparatura e blerë prej vitesh, që trajton kancerin e qafës së mitrës, ka lënë Institutin e Onkologjisë pa shërbimin e brahiterapisë.

Kësisoj, pacientet me probleme të tilla për këtë shërbim është dashur të paguajnë vetë në institucionet private apo edhe jashtë shtetit. Por, për harxhimet e qytetarëve, zyrtarët nuk marrin përgjegjësi, raporton KTV.

Thonë se nuk arritën të kryejnë intervenimet e nevojshme për të akomoduar aparaturën në mungesë të kompanive të interesuara.

Përpjekjet e vazhdueshme që Gjocaj thotë t’i kenë bërë gjatë vitit 2016, pritet të rezultojnë muajt e ardhshëm.

Megjithatë, drejtues të Institutit Onkologjik, nuk kanë një përgjigje konkrete se kur do të nisë ky shërbim.

Brahiterapia që trajton pacientet e prekura nga kanceri i qafës së mitrës kryen rrezatimet në mënyrë të sofistikuar, duke kursyer qelizat e shëndosha dhe rrezatuar maksimalisht tumoret.

Për të njëjtën, Instituti i Mjekësisë së Punës kishte rekomanduar të kryhen disa intervenime për të rritur sigurinë ndaj mbrojtjes nga rrezatimi gjatë brahiterapisë.  


Aparatura e brahiterapisë vazhdon të mbetet... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...