
3 Janar 2017 - 19:08
Pavarësisht deklarimeve të ministres për Dialog, Edita Tahiri, që shumë prej marrëveshjeve, sipas datave që ka dhënë ajo, tash do të duhej të nisnin së zbatuari, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, raporton KTV.
Dështimi i fundit ishte ai i zbatimit të Marrëveshjes së IBM-së për funksionimin e vendkalimit kufitar Kapia në Sfircë, ndonëse ishte paralajmëruar se do të hapej brenda muajit dhjetor.
Pala kosovare, gjithashtu, nuk arriti të nisë zbatimin edhe të Marrëveshjes për Reciprocitet me Serbinë për targat, e cila ishte e paraparë të niste në mes të nëntorit të vitit të kaluar.
Fajin për këtë vonesë, Tahiri njëherë ia hodhi Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila nuk shpalli tenderin për letra ngjitëse, e ndërsa tash fajin po e hedh te Qeveria, pjesë e së cilës është edhe vetë.
Kritika ndaj Qeverisë për moszbatim të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, kanë edhe njohës të zhvillimeve politike në vend.
Analisti Krenar Shala thotë se Edita Tahiri nuk duhet të flasë me data se kur do të duhej të niste së zbatuari një marrëveshje, pasi, sipas tij, një gjë e tillë nuk varet vetëm prej palës kosovare, por edhe prej asaj serbe.
Sipas Shalës, kjo vijë e dialogut e zhvilluar deri më tash, duhet të ndryshohet, në të kundërtën sipas tij, me këtë mënyrë të bisedimeve, nuk do të ecet aspak përpara.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...