Rasti Dehari, MD kërkon të hetohen mjekët dhe avokati për keqpërdorim të detyrës zyrtare [video]

3 Janar 2017 - 19:04      

Ministria e Drejtësisë po kërkon që mjekët Besim Ymaj, Besim Latifaj dhe avokati Tomë Gashi të hetohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Dhurata Hoxha që drejton këtë ministri, në shkresën që ia ka dorëzuar Kryeprokurorit, shkruan se mjekët e caktuar nga familja Dehari në rastin e obduksionit të Astrit Deharit dhe avokati i familjes, keqpërdorën pozitën zyrtare kur publikuan raportin që tha se Astrit Dehari kishte vdekur nga asfiksia e dhunshme, raporton KTV.

Shkresën KTV-ja e ka siguruar nëpërmjet Ligjit për Qasje në Dokumente Zyrtare, drejtuar Ministrisë së Drejtësisë.

“Publikimi i raporteve nga persona jokompetentë që i referohen humbjes së jetës së Astrit Deharit dhe të tillë që dalin përtej autorizimeve ligjore, sipas pikëpamjes sonë, konsiderojmë se bien ndesh me dispozitat e legjislacionit në fuqi dhe për më tepër, janë në kundërshtim me dispozitat e caktuara të Kodit Penal që i referohen detyrës zyrtare, përkatësisht keqpërdorimit të detyrës zyrtare, duke hartuar dhe më pas edhe publikuar raporte të tilla, e duke mos qenë të autorizuar paraprakisht për një gjë të tillë”, thuhet në shkresën e Ministres Hoxha.

Ky është një nga rastet e rralla dhe të vetme që një ministri kërkon hetim për persona të veçantë.

Më herët për KTV-në, MD-ja ka thënë se ky nuk është kallëzim penal. Duke folur në emër të familjes Dehari, avokati Tomë Gashi ka thënë se ata së shpejti do të bëjnë publike se nga cili institucion ndërkombëtar do të kërkojnë hetim të pavarur.  


Rasti Dehari, MD kërkon të hetohen mjekët dhe... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...