Irinej: Kosova është dhe do të mbetet Jerusalem i Serbisë

3 Janar 2017 - 15:40      

Provokimeve të vazhdueshme të politikanëve serbë nga Beogradi por edhe nga veriu ndaj Kosovës, sot iu ka shtuar edhe provokimi i radhës nga kreu i Kishës Ortodokse serbe, transmeton Koha.net.

Patriarku Irinej, siç bën në të gjitha festat fetare e kombëtare serbe, ka uruar bashkëfetarët dhe bashkëkombëtarët duke thënë se Kosova është Golgota dhe Jerusalemi i Serbisë.

“Derisa të ketë serbë, do të jetë edhe Kosova, për arsye se Kosova do të jetë dhe do të mbetet vendi ynë, sepse aty janë Golgota dhe Jerusalemi ynë”, ka thënë kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej, në urimin për festën e Krishtlindjes ortodokse që kremtohet më 7 janar.

“Ne, lutemi sidomos për Kosovën e kryqëzuar, për djepin tonë shpirtëror e kombëtar, të cilën Njegoshi i madh e ka quajtur ‘gjykatë të madhe’”, citon FoNet kumtesën e Kishës Ortodokse serbe.

Patriarku Irinej ka theksuar se populli serb është popull i Krishtlindjes, pjesë e popullit të Zotit dhe komb i krishterë.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...