Lista Srpska kërkon presion të BE-së kundër Kosovës

3 Janar 2017 - 12:31      

Kryetari i Listës Srpska Slavko Simiq ka deklaruar sot se është koha e fundit që Prishtina t’i përmbushë detyrimet që i ka marrë me marrëveshjen nga Brukseli dhe se Bashkimi Europian duhet qartë t’ua thotë liderëve në Kosovë se nuk ka arsyetim e as kohë për shtyrjen e formimit të Asociacionit të Komunave serbe, transmeton Koha.net.

"Institucionet dhe bartësit e funksioneve politike në Kosovë në fund duhet të bartin përgjegjësi për shkak të prolongimeve dhe të obstruksioneve politike që vazhdimisht i imponojnë përmes partive politike opozitare për të margjinalizuar dialogun e Brukselit”, ka thënë Simiq për agjencinë serbe të lajmeve Beta.

Sipas fjalëve të tij, qëllimet e këqija duhet të largohen dhe BE si ndërmjetës në dialogun Beograd - Prishtinë duhet të reagojë.

"Kohë nuk ka më. Duam bashkëpunim të hapët e të sinqertë përmes punës së përbashkët dhe nxjerrjen e dekretit për formimin AKS-së dhe respektimin e asaj që është nënshkruar në Bruksel. Si dhe respektimin e asaj që është nënshkruar me partnerët e koalicionit me rastin e formimit ë Qeverisë së Kosovës”, ka thënë i Listës Srpska.

Ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës është bërë me marrëveshje koalicioni që parasheh formimin e AKS-së që sipas tij, është dashur të themelohej kaherë.

"Në koordinim me Qeverinë tonë, kryeministrin Aleksandar Vuçiq dhe me drejtorin e Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq, do të ndërmarrim të gjithë hapat politikë kur bëhet fjalë për procesin që është bazë e Marrëveshjes së Brukselit, marrëveshjes për formimin e AKS-së, që do të bëhet në festën e Stretenjes sivjet", ka thënë Simiq.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...