Simiq: Nuk ka kuptim të pritet Prishtina për AKS

2 Janar 2017 - 23:27      

Është koha e fundit që përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të përmbushin detyrimet që i kanë marrë në Bruksel, thotë Slavko Simiq, transmeton Koha.net.

Për kryetarin e Listës Srpska, siç njofton radiokim, pritja për formimin e Asociacionit ë Komunave serbe deri në ditën e Sretenjës (15 shkurt), është ide ideale për t’u bindur nëse shqiptarët kanë vullnet për ta themeluar e nëse jo, vërtetë nuk ka kuptim për të pritur më.

“Duhet të fillojmë me krijimin e AKS-së deri në Sretenje sepse vërtetë nuk ka kuptim që Prishtina të pritet më”, ka thënë ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...