Zjarrfikësit kërcënojnë me grevë nëse nuk u rregullohet statusi [video]

2 Janar 2017 - 23:45      

Futja në grevë po shikohet si mundësi e pashmangshme për zjarrfikësit e Kosovës.

Një metodë të tillë të veprimit e ka paralajmëruar sindikata, pasi sipas kryetarit të saj, kërkesat e zjarrfikësve për rregullim të statusit të tyre nuk po merren parasysh, raporton KTV.

Muharrem Beka ka thënë se janë një mori kërkesash që ata ua kanë drejtuar institucioneve të vendit, por që përgjigje në to nuk kanë marrë.

Beka thotë se prej vitit 2008 e deri më tash, vetëm një kërkesë e tyre është realizuar, por edhe në të kanë hasur në vështirësi.

Komandanti i brigadës së zjarrfikësve në Prishtinë, Latif Zeka, thotë se janë gjithsejtë nëntë vende të lira të punës, por as komuna e as Ministria e Punëve të Brendshme nuk kanë hapur konkurs.

Kohavisioni ka provuar gjatë ditës të marrë një përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Punës dhe Mirëqenies Sociale, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...