Në shëndetësi s’priten ndryshime të mëdha as në 2017-n [video]

2 Janar 2017 - 19:17      

“Do të furnizojmë spitalet më mirë me barna dhe material harxhues, përmirësimi në furnizim do të shihet në muajt e parë”.

Ky ishte premtimi që ministri i shëndetësisë, Imet Rrahmani, kishte bërë në llogari të fillimit të mbledhjes së premiumeve, që ishte hapi i parë për të nisur zbatimin e ligjit për sigurime shëndetësore.

Por vendimi që mori shefi i ekzekutivit, Isa Mustafa, demantoi krejt deklaratat e vartësit të tij që po synonte përmirësim të gjendjes në këtë sektor, raporton KTV.

Madje xhepi i qytetarëve sikur edhe fondi i MSH-së për trajtime jashtë vendit do të vazhdojë të shpenzohet pa ndonjë ndryshim për mungesë të shërbimeve ngjashëm si vitin e kaluar.

Deputetët anëtarë të komisionit për shëndetësi thonë se për këtë sistem të degraduar, nuk kanë shpresë për gjendje më të mirë.

Ndryshe nga kolegët e tij, Bekim Haxhiu i PDK-së, që është edhe partner i koalicionit në këtë qeverisje, ka akuza të tjera për vetë ministrin.

Mungesa e shërbimeve ka bërë që shpesh pacientët të referohen nga Klinikat publike në ato private. Të përfshirë në një proces të tillë, si të dyshuar se keqpërdorën të njëjtin duke rrezikuar edhe jetë njerëzish 64 persona shumë prej tyre mjekë, nga gjysma e vitit të kaluar po përballen me organet e drejtësisë.


Në shëndetësi s’priten ndryshime të mëdha as në... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...