2 Janar 2017 - 21:34
Shkak i mospërfaqësimit në këtë Këshill është mënyra e përzgjedhjes së tyre, me të cilën s’po pajtohen as avokatët, as përfaqësuesit e Juridikut e as Shoqëria Civile, raporton KTV.
Në Fakultetin Juridik i kanë quajtur të panevojshme procedurat e përzgjedhjes të përfaqësuesit të tyre nga Kuvendi i Kosovës.
Me ndryshimin e ligjit për KPK-në, përfaqësuesi i Odës së Avokatëve në Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe KGJK-së, pos që do të pezullojë punën e tij, pagën do ta marrë nga ky institucion.
Deputeti Armend Zemaj, që është anëtar i Komisionit Parlamentar për Legjislacion, ka thënë se do të jenë të kujdesshëm në rishikimin e këtyre ndryshimeve, pasi sipas tij, pjesëmarrja e këtyre përfaqësuesve në këta Këshilla është tejet me rëndësi.
Ndryshimet e ligjit Prokurorial dhe atij gjyqësor pritet të diskutohen tek vitin e ardhshëm në Kuvendin e Kosovës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...