Kosova hyn në Vitin e Ri me probleme të vjetra, opozita s’e ka ndërmend të zmbrapset [video]

2 Janar 2017 - 17:25      

Një vit me plot kriza e kaloi organi më i lartë legjislativ në vend, por opozita vlerëson se ata e kanë dhënë më të mirën e tyre.

Për partitë në pushtet, që numërojnë më shumë se dy të tretat e votave në Kuvend nuk ishte vështirë vetëm kur opozita pengonte seancat me gaz lotsjellës e forma të tjera, por vështirë e patën edhe pa ta, meqë rrallë bëhej kuorumi për të kaluar ligje, raporton KTV.

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, thotë se kur mungon opozita në një institucion legjislativ nuk mund të konsiderohet se ka funksionim demokratik të atij institucioni.

Shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, koalicionin PDK, LDK, Lista Serbe, e ka quajtur si koalicionin më të dobët ndonjëherë në historinë e Kosovës.

Thotë se falë opozitës, Kosova sot nuk e ka të ratifikuar marrëveshjen më të dëmshme, atë për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.

Ndërsa, Valdete Bajrami e Nismës thotë se opozita ka luajtur rol konstruktiv, megjithëse në pjesën dërmuese të sesionit pranveror nuk ishte pjesë e seancave plenare.

Pal Lekaj i AAK-së me notë zero e ka vlerësuar punën 1-vjeçare të legjislativit.

Opozita nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket demarkacionit, por të njëjtën e thotë edhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani.

Ajo thotë se nuk do të dorëzohet para çfarëdo presioni që mund të vijë edhe këtë vit.

Ndryshe, kryeministri Isa Mustafa në fundin e vitit që shkoi, ka paralajmëruar se janari sërish do ta kthejë demarkacionin për votim në Kuvendin e Kosovës.


Kosova hyn në Vitin e Ri me probleme të vjetra... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...