Divorcet në Tiranë u shtuan për 30 për qind, më 2016 u ndanë 1822 çifte

2 Janar 2017 - 16:41      

Vitit që u mbyll 2016, mund të cilësohet edhe si viti i Divorceve për Gjykatën e Tiranës. Në dhomën civile të kësaj të fundit gjatë vitit të kaluar u shqyrtuan plot 1822 çështje për zgjidhje martese.

Krahasuar me një vit më parë, rezulton se numri i çështjeve për zgjidhje martese ka pësuar një rritje të konsiderueshme në masën mbi 30 për qind. Më konkretisht gjatë vitit 2015 në dhomën civile të gjykatë së Tiranës u shqyrtuan 1227 çështje për zgjidhje martese, ndërsa gjatë 2016 rreth 600 më shumë.

Sipas të dhënave statistikore rezulton se rritja e numrit të divorceve ka si shkak kryesor, gjendjen e ekonomike të çifteve, e cila për pasojë bëhet shkak për grindje e mosmarrëveshje, që sjellin me pas edhe prishjen e martesës.

Por ajo që bie në sy është fakti se ndonëse është shtuar numri i divorceve gjatë viti 2016, krahasuar me një vit më parë, ka rënë ai i urdhrave të mbrojtjes, çka sipas psikologëve tregon për një rritje të nivelit të ndërgjegjësimit të njerëzve që tani po e pranojnë si një zgjidhje, prishjen e martesës pa kaluar në akte të tjera dhune apo kërcënimesh. Një rritje të lehtë kanë pësuar rastet e prishjes së martesave edhe për shkak të tradhtive bashkëshortore.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...