Kuvendi plotësoi vetëm 32% të agjendës

1 Janar 2017 - 20:54      

Kuvendi i Kosovës ka miratuar gjatë vitit 2016 vetëm 46 nga 140 ligje sa janë gjithsej të parapara në agjendën legjislative.

Sipas të dhënave të votaime.org, 24 ligje janë në procedurë, ndërsa 70 në pritje. Fajtori për realizimin e pakët të agjendës legjislative, është i ndryshëm për partitë e koalicionit qeverisës në njërën anë dhe për opozitën në anën tjetër.

Opozita konsideron se jo vetëm ky vit, po gjithë mandati po përcillet me probleme, për shkak të qasjes së Qeverisë karshi Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje, Albulena Haxhiu thotë për Radio Kosovën se Qeveria e ka shfrytëzuar gjithë potencialin e saj për negociata pa kushte dhe pa parime me Serbinë, gjë që ka ndikuar edhe në punën e Kuvendit të Kosovës. Të dështuar këtë legjislaturë e konsideron edhe Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën, duke thënë se edhe opozita është dashur shpeshherë të përdorë metoda joparlamentare por që kanë qenë të domosdoshme për t’i ndaluar vendimet e dëmshme të koalicionit qeverisës. Por, për partitë në pushtet, është pikërisht opozita ajo që ka bërë që Kuvendi të jetë prapa në arritjen e objektivave.

Sadri Ferati i LDK-së, thotë se edhe për rrethana objektive, por edhe subjektive Kuvendi nuk e ka realizuar planin e vetë.

Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti e vlerëson vitin 2016 si më sfiduesin për Kuvendin e Kosovës që nga themelimi i tij. Megjithatë, Pajaziti thotë se në pjesën e dytë të vitit është normalizuar puna në Kuvend dhe është arritur mjaft mirë që të vazhdohet me agjendën normale të punës së Kuvendit. Përndryshe, sipas faqes Votaime.org, gjatë këtij viti Kuvendi ka mbajtur gjithsej 32 seanca.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...