2 Janar 2017 - 19:51
Dhe pikërisht kjo zgjidhje ka demaskuar në masë kodin e procesit dialogues që zhvillohet në Bruksel prej gjashtë vjetësh – përligjjen e ilegales dhe thellimin e ndarjes, shkruan Koha Ditore.
Ishte proklamuar prefiksi shtetëror, por u nda kod gjeografik për “Kosovën dhe Metohinë”; ishte bërë marrëveshje për rivitalizim të urës së Ibrit, por në dalje të saj në veri u ngrit një mur betoni më shumë se dy metra i lartë; qe premtuar shuarja dhe dënimi i strukturave paralele e paramilitare serbe, por disa nga këto struktura janë fuqizuar e të tjera janë amnistuar dhe akomoduar në institucionet e Kosovës, kundër të cilave punojnë; ishte bërë marrëveshje për organizimin e komunave me shumicë serbe në një OJQ, por mekanizmit ombrellë që do ta bëjnë ato, i janë premtuar edhe kompetenca ekzekutive; Kosova pati kërcënuar me reciprocitet, por targat që lëshon ajo mbulohen në Serbi, dhe e kundërta nuk zbatohet nga Prishtina zyrtare; ishte premtuar integrimi, por është thelluar ndarja.
Më 5 janar Austria ka aplikuar në Organizatën Ndërkombëtare të Telekomunikacionit (ITU) për kodin telefonik të Kosovës, bazuar në një marrëveshje të mbërritur midis Prishtinës e Beogradit zyrtar. Vonesat e kanë përcjellë këtë proces para dhe pas aplikimit. Nëpërmjet një marrëveshjeje të 2013-s, parashihej që nga janari i 2015-s do të mundë të përdorej nga operatorët vetëm kodi i cili do t’i ndahej Kosovës nga ITU-ja. Nuk ishte ndarë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv të Kohës Ditore, që mbetet në treg deri të martën më 3 janar)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...