Kronika e një vdekjeje në duar të shtetit

2 Janar 2017 - 07:48      

Një motoçikletë e një telefon i tipit “Samsung” u përdoren si prova për t`i dërguar prapa grilave para katër muajsh Astrit Deharin dhe pesë aktivistë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje.

I futën nën llupën e hetimit për terrorizëm, pas një sulmi me raketahedhës mbi Kuvendin e Kosovës, që ndodhi më 4 gusht dhe për të cilin shteti i akuzoi aktivistët opozitarë, shkruan Koha Ditore.

Të dyshuarit për “terrorizëm” që prej fillimit nuk u trajtuan njëjtë nga shteti; tre u dërguan në paraburgim e tre në arrest shtëpiak. Masa e paraburgimit iu caktua Deharit, Atdhe Arifit dhe Egzon Halitit, me gjithë faktin që as Prokuroria as Policia deri më sot nuk kanë arritur të specifikojnë se cilët nga gjashtë të dyshuarit kishin përdorur atë natë telefonin dhe motoçikletën.

Nën masën e arrestit shtëpiak mbeten zëdhënësi i VV-së, Frashër Krasniqi, si dhe aktivistët Adea Batusha dhe Petrit Ademi. Arrestimi i tyre u kundërshtua dhe u cilësua politik nga Vetëvendosje. Ata kërkuan në vazhdimësi lirimin e aktivistëve.

Për afro tre muaj, Dehari dhe asnjëri nga të dyshuarit nuk u morën në pyetje nga prokuroria. Në anën tjetër, apeli për lirim nga paraburgimi e arresti shtëpiak refuzohej çdo muaj nga gjykata. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv të Kohës Ditore, që mbetet në treg deri të martën më 3 janar)

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...