“Pronto” - skandal pa konkurrencë

2 Janar 2017 - 15:47      

Ka shprehur gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me drejtësinë.

Ka bërë thirrje që rasti të hetohet e të dalë në shesh e vërteta për përgjimet e publikuara në gusht të vitit 2016, shkruan Koha Ditore.

Por protagonisti i përgjimeve, Adem Grabovci, ish-shef i Grupit parlamentar të PDK-së, mund të hetohet e gjykohet nga njerëz që vetë i ka rehatuar nëpër pozita në sistemin prokurorial e atë gjyqësor.

Madje në ditën kur është marrë në pyetje nga Prokuroria, pas publikimit të përgjimeve, ai është tallur me ta. Ka thënë se në Prokurori ka shkuar “për t’i punësuar disa”.

“S’kum kunkuru” - njëra prej fjalive më të famshme të aferës së përgjimeve, ku të përfshirë kanë qenë zyrtarët më të lartë të PDK-së, ka dëshmuar se si partia më e madhe në vend, nëpërmjet krerëve të saj ka ushtruar ndikimin e saj në shumë konkurse për punësim.

Sipas xhirimeve tonike, të cilat janë publikuar nga portali “Insajderi”, Grabovci ka folur me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Zenun Pajazitin, Besim Beqajn, Shaip Mujën, Ramë Bujën, Ilhami Gashin, Hajdar Beqën, Latif Gashin, Azem Sylën etj. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv të Kohës Ditore, që mbetet në treg deri të martën më 3 janar)

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...