Vazhdon izolimi

2 Janar 2017 - 11:46      

Schengeni vazhdon të jetë zonë e “ndaluar” për kosovarët, nëse nuk pajisen me viza. Fshati nga Luksemburgu, shtet që numëron jo më shumë se 600 mijë banorë, në vitin 1985 doli përtej kufijve të vet duke u bërë sinonim i lëvizjes së lirë, kur Franca e Gjermania nënshkruan Marrëveshjen e Schengenit.

Ajo ndryshoi thellësisht nocionin e kufijve në Evropë dhe sot pjesë e asaj hapësire janë 26 shtete të BE-së dhe disa që nuk janë anëtare.

Edhe Kosova, që Shpalli Pavarësinë në vitin 2008, aspiron të bëhet vend që do të përfshihet në të ashtuquajturën listë të bardhë të Schengenit, që do të thotë se qytetarët e saj do të mundë të udhëtojnë në këto vende pa viza,shkruan Koha Ditore.

Liberalizimi i vizave vazhdon të jetë çështje e ndjeshme për 1.7 milionë banorët e Kosovës, të vetmit në rajon që ende nuk gëzojnë liberalizimin e vizave. Të pakalueshme kanë dalë të jenë dy kriteret e fundit, nga 101 sa është dashur të përmbusheshin gjithsej.

Përderisa nuk ratifikohet Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi dhe nuk adresohet efektshëm lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit, Kosova as nuk do të shqyrtohet në procesin e liberalizimit të vizave. Qeveria nuk e shfrytëzoi as momentumin e krijuar në dhjetor, kur Gjeorgjia dhe Ukraina përmbyllën procesin e liberalizimit të vizave dhe presin që të hyjë në fuqi në pranverë të vitit të ri.

Ndonëse ka pasur premtime të mëdha nga qeveritë e deritashme për heqje të vizave, Bashkimi Evropian ka tërhequr vërejtjen se ky do të jetë një proces i vështirë dhe i gjatë që nuk mund të parashikohet me afate e data.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...