Gjenerali Dikoviq zgjodhi ushtarët e kufirit me Kosovë që ta festonte vitin e ri me ta

1 Janar 2017 - 20:30      

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Zoran Gjorgjeviq dhe komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, general Ljubisha Dikoviq kanë pritur natën e Vitit të Ri 2017 bashkë me ushtarë, por me disa ushtarë të veçantë.

Dikoviq është i dyshuar për krime lufte në Kosovë, sipas Natasha Kandiqit nga Fondi për të Drejtën Humanitare, Dikoviq është përgjegjës për masakrat në Rrezallë e Çikatovë, pasi ushtarët e tij kanë bërë këto masakra. Ai kishte ardhur në Kosovë për një takim me KFOR-in, e kjo gjë kishte shkaktuar irritim të madh tek qytetarët e vendit duke e kritikuar këtë ardhje, transmeton Koha.net.

Atë kohë edhe gazeta Koha Ditore kishte bërë një numër special të quajtur “Dosja Dikoviq”, ku në ballinë shihej gjenerali serb e në prapavijë viktimat e këtyre masakrave, të pasuar me rrëfime edhe të banorëve që edhe sot kanë kujtimet nga ajo masakër.

Natën e vitit të ri ai e priti me ushtarët që kishte zgjedhur, ata të batalionit që kujdeset për zonën e sigurisë në kufi me Kosovën.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë thuhet se në atë mbrëmje u shpalos edhe plani i veprimit të ushtrisë serbe për vitin 2017.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...