Debakli me demarkacionin

3 Janar 2017 - 08:38      

Autoritetet malaziase në vitin 2010 vendosën njëanshëm një tabelë me mbishkrimin “Crna Gora, Welcome”, në zonën neutrale pesëkilometërshe, midis pikave doganore të Kullës dhe Rozhajës.

Që nga ajo kohë, vija kufitare me shtetin malazez vazhdon të jetë kontestuese. Janë 80 kilometra gjatësi që nisin prej kufirit Kosovë – Shqipëri - Mali i Zi deri te pika kufitare Kosovë Serbi - Mal i Zi. Pesë vite më vonë dy komisionet shtetërore finalizuan marrëveshjen për shënimin e kufirit mes dy shteteve, pikërisht mbi bazën e tabelës së vendosur nga malazezët.

Mbi atë marrëveshje në Vjenë i vunë nënshkrimet ministri i atëhershëm i Jashtëm, tani president, Hashim Thaçi, dhe ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni, shkruan Koha Ditore. Për shënjimin e kufirit nga ana e dy komisioneve shtetërore është trajtuar dokumentacioni kadastral, në të cilin gjendet informacioni për kufijtë e zonave kadastrale, kufijtë komunalë, si dhe harta të ndryshme topografike.

Por, sipas ekspertëve, kjo metodologji ia humbi Kosovës rreth 8 mijë hektarë. Derisa Mali i Zi ia dha fuqinë e Marrëveshjes ndërkombëtare, duke e ratifikuar në Parlament, Kosova as pas një viti e gjysmë nuk e ka miratuar marrëveshjen, të cilën megjithatë Qeveria e mbron me ngulm. Për më tepër, Marrëveshja Malin e Zi bashkë me marrëveshjen tjetër për asociacionin e komunave serbe u bën shkaktare që vendi të futet në një krizë të thellë politike, me rrezikun e shpërthimit të trazirave.

Dallimet ekstremisht të kundërta mes qeverisë dhe opozitës kanë rrezikuar ta çojnë vendin në përplasjen më të madhe që nga Shpallja e Pavarësisë. Gjuha e ashpër mes Qeverisë dhe opozitës, degradoi me hedhjen e vezëve dhe gazit lotsjellës, mjete këto të cilat deputetët i futën brenda Kuvendit, në përpjekje për ta penguar përligjjen e marrëveshjeve.

Vetëm pak minuta pasi kishte nisur raportimin para deputetëve të Kuvendit për marrëveshjet e Brukselit, kryeministri Isa Mustafa ishte përballur me vezët e opozitës të cilat pamundësuan mbajtjen e disa seancave rresht.

Palët vazhdojnë të mbeten të barrikaduara në pozicionet e deklaruara prej një viti e gjysmë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv të Kohës Ditore, që mbetet në treg deri të martën më 3 janar)

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...