2 Janar 2017 - 18:33
Shahe Lutolli, 73-vjeçare, nga Llapashtica e Podujevës, ende nuk di asgjë për fatin e bashkëshortit të saj, Raif Lutolli.
Ndonëse thotë se nuk kanë lënë derë pa trokitur për të marrë vesh ndonjë informacion për të, deri tash thotë se kanë mbetur në pritje të ndonjë lajmi, shkruan Koha Ditore.
Të freskët e ka kujtimin se si më 28 mars të vitit 1999 policia serbe ia ndanë burrin dhe djalin në një shtëpi ku ishin duke qëndruar, 100 metra larg Stacionit të policisë në Podujevë.
“Ishim në shtëpi të vëllait në Podujevë kur serbët hynë brenda i morën ata dy e i nxorën jashtë, dhe u kthyen edhe dy herë tjera për të kërkuar meshkuj të tjerë, por kur u thamë se s’ka të tjerë u larguan. Pasi na i morën ata dy, ne gratë e fëmijët u larguam në mbrëmje dhe shkuam në një shtëpi tjetër, sepse kishim frikë të qëndronim aty”, tregon ajo. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv të Kohës Ditore, që mbetet në treg deri të martën më 3 janar)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...