PISA - dështimi i vitit

2 Janar 2017 - 14:28      

Rezultatet e publikuara të vlerësimit ndërkombëtar, PISA, në dhjetor të këtij viti, Kosovën e nxorën në vendet e fundit të vendeve pjesëmarrëse.

Ky ishte vlerësimi më i fuqishëm deri tash që e faktoi se arsimi në Kosovë çdo herë e më shumë po shkon drejt përkeqësimit, shkruan Koha Ditore.

Askush nga institucionet vendore nuk e mori mundin t’ia hedhë fajin vetes për këto rezultate. Madje përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë ishin të informuar për këto rezultate qysh në muajin prill të këtij viti.

Asnjë nismë serioze nuk u ndërmor nga ta për të bërë një hap tutje drejt përmirësimit të cilësisë, ani pse i pari i kësaj ministrie, Arsim Bajrami, vitin 2016, e kishte shpallur vit të përmirësimit të cilësisë në arsim.

Tek pasi nisën kritikat e gallata në internet, ministri u mobilizua, duke drejtuar gishtin kah drejtorët e arsimit në komuna, të cilëve ua tërhoqi vërejtjen se duhet një depolitizim i sistemit arsimor. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv të Kohës Ditore, që mbetet në treg deri të martën më 3 janar)

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...