Zgjidhja e pjesshme dhe e vonuar për “Trepçën”

2 Janar 2017 - 12:27      

Ndonëse Qeveria e Kosovës kishte shfrytëzuar maksimumin e kohës për të shpëtuar “Trepçën” nga likuidimi, këtë e ka bërë jo për të gjitha asetet e saj.

Qeverisë i janë dashur plot 13 muaj për të formuar një komision 16-anëtarësh, me qëllim për të hartuar Projektligjin për “Trepçën”, e mandej edhe 8 muaj të tjerë për të hartuar e përcjellë atë në Kuvend, shkruan Koha Ditore.

Në tetor, një muaj para se të kalonte afati që kur pa këtë ligj “Trepça” do të shkonte në likuidim, ai është miratuar në Kuvend.

Por nëpërmjet këtij ligji nuk janë reflektuar planet e mëhershme të Qeverisë për ristrukturimin e “Trepçës”, që parashihnin që një vistër njësish t’i merreshin AKP-së.

Qeveria e Kosovës është pajtuar që procesit të privatizimit a likuidimit t’i nënshtrohen numri më i madh i njësive të “Trepçës”. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv të Kohës Ditore, që mbetet në treg deri të martën më 3 janar)

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...