
2 Janar 2017 - 10:26
Por “perceptimi” për korrupsionin i la kosovarët të izoluar nga Evropa; është njëri nga kushtet e paplotësuara për liberalizim të vizave, shkruan Koha Ditore.
Sidoqoftë, hiq deklarimet shumëvjeçare për “zero tolerancë ndaj korrupsionit”, që u përsëritën me dhjetëra herë nga qeveritarët edhe gjatë vitit 2016, lufta kundër korrupsionit nuk ka dhënë rezultate deri më tash.
Përveç nëse si rezultate të rëndësishme nuk merren arrestimet spektakolare për hajni të vogla - si ato të 59 policëve për ryshfet – që rëndom humben si raste pas zvarritjes shumëvjeçare nëpër gjykata. Andaj dhe vlerësimi që mund t’u jepet përpjekjeve të Qeverisë në këtë fushë nuk mund të jetë shumë më i madh se zero!
Sigurisht, luftimi i korrupsionit ishte temë e vazhdueshme e diskutimit nga Qeveria. Por jo pse dëshmuan vullnet për ta luftuar, por për shkak të karakterit kushtëzues të cilin ia kanë caktuar të tjerët për Kosovën. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv të Kohës Ditore, që mbetet në treg deri të martën më 3 janar)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...