1 Janar 2017 - 22:21
Rekomandimi dërgohet me automatizëm si mesazh posa të huajt të lidhen me rrjetin lokal të telefonisë celulare, shkruan sot Koha Ditore.
Shtëpia Përkujtimore e shenjtores shqiptare në rrugën “Maqedonia” në Shkup është vizituar më 21 dhjetor nga dhjetëra filloristë maqedonas. Mësimdhënësit që i shoqërojnë nuk dëshirojnë të flasin teksa lëshohen shkallëve të jashtme të shtëpisë. Shumë debate e kundërthënie ishin ngritur para se shtëpia të hapte dyert për vizitorë më 2009.
Kundërthënie ka edhe tani për pamjen e objektit dhe për mënyrën se si aty paraqitet jeta e Nënë Terezës. Aty nuk u lind e u rrit nobelistja shqiptare. Politika maqedonase ia zhvendosi për së vdekuri themelet.
Debati i nxehtë që ngjallet sa herë shënohet ndonjë përvjetor për humanisten nga Shkupi, e “detyron” një udhërrëfyes maqedonas të mos flasë teksa i shoqëron dy turiste aziatike drejt Shtëpisë Përkujtimore. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv të Kohës Ditore, që mbetet në treg deri të martën më 3 janar)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...