Të martën fillojnë reshjet e borës

1 Janar 2017 - 18:04      

Gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me intervale me diell dhe vranësira të dendura të cilat nga pasditja e së martës parashihen të shoqërohen me reshje bore.

Reshjet e herë pas hershme do të vazhdojnë për dy- tri ditë, të cilat vende-vende do të jenë më të theksuara, transmeton Koha.net.

Shtypja atmosferike e lartë mbi vlerat e normales e cila ka përfshirë Ballkanin për plot një muaj, nga e mërkura kjo shtypje do të zbresë nën vlerat e normales me çka presim dhe ndryshim në gjithë parametrat meteorologjikë. Erërat e fuqishme dhe reshjet e borës do të jenë prezent mbi vendin tonë.

Pas reshjeve dhe fuqisë së këtyre masave me origjinë polare parashihen ulje të dukshme të vlerave termike në dy ekstremet, duke bërë që merkuri në termometër të zbresë në fundjavë deri -17 gradë Celsius, kurse në viset malore deri -19 gradë Celsius.

Gjatë kësaj periudhe ( e hënë – e premte) temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -11 deri -4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 1- 4 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi mbi 13m/s.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...