Lekaj: Bota e sigurt është atëherë kur s'ka urrejtje

1 Janar 2017 - 17:41      

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj në ditën e parë të vitit të ri e ka shprehur bindjen se bota e sigurt është atëherë kur nuk ka urrejtje.

“Rasti i fundit në Stamboll të Turqisë, ku humbën jetën shumë njerëz të pafajshëm tregon se terrorizmi është kthyer në një vrasës të pamëshirshëm që nuk zgjedh rast për ta kthyer në ditë mortore, e nuk dallon njerëz si shënjestër për t'i vrarë”, ka shkruar ai.

Lekaj ka thënë se “në këto momente jemi me popullin turk, shprehim ndjenjën tonë të dhembjes dhe ju shprehim ngushëllime familjarëve të viktimave dhe qeverisë së Turqisë”.

“Bota demokratike duhet të veprojë me ngulm që ta çrrënjosë njëherë e mirë, urrejtjen ndër njerëzorë, që pastaj kjo ta bëjë të pamundur terrorizmin”, ka thënë Lekaj. “Nuk mjafton vetëm të lutemi e të dënojmë deklarativisht terrorizmin, është shumë e nevojshme të luftohet në gjenezë ky fenomen e të mos ketë mundësi të përhapet”, ka shtuar më pas ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...