
1 Janar 2017 - 13:01
“Tani sa i përket Shteteve të Bashkuara të Amerikës ne atë e kemi partner strategjik, ndërtimin e këtij vendi, çlirimin, e kemi pas në bazë të përkrahjes më të madhe që kemi pasur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne kemi akoma nevojë për përkrahjen politike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sidomos tek forcimi i shtetit ligjor, tek forcimi i institucioneve të Republikës së Kosovës, kemi nevojë që ta kemi një përkrahje tek njohjet, sepse ata na kanë ndihmuar shumë në njohje me vendet në të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës si vend me autoritetin më të madh botërorë, kanë përkrahë pavarësinë edhe kanë punuar që të kemi njohje më shumë. Kemi nevojë që të kemi edhe përkrahjen e tyre vitin e ardhshëm në anëtarësimin në UNESCO dhe në Interpol që janë dy organizata mjaftë të rëndësishme për ne, por edhe integrimet evropiane sepse pa marrë parasysh që ata nuk janë pjesë e Bashkimit Evropi an ndikimi i tyre në Evropë është shumë i madh dhe për neve ky rol i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është i pa zëvendësuar dhe ne besojmë shumë që edhe administrata e cila do të fillojë nga viti i ardhshëm me Presidentin Trump do të përkrahë Kosovën dhe ne gjithmonë do të jemi të interesuar që te fuqizojmë këtë bashkëpunim”, tha kryeministri i Kosovës në një intervistë për Kosovapress.
Ndërsa sa i përket presidentit të ri të Amerikës, Mustafa beson në thellim të bashkëpunimit me administratën e presidentit Trump, ani se ai deri tash nuk ka marrë ftesë në ditën e inaugurimit të presidentit të ri të SHBA-ve.
“Nuk kemi marrë ftesë. Nuk jam i sigurt se a do të ketë organizim të tillë të pjesëmarrjes nga jashtë në inaugurim, mirëpo ne i gëzohemi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kapërcyer këtë proces. Respektojmë vullnetin e qytetarëve të institucioneve dhe të si sistemit zgjedhor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prandaj presim që vitet e ardhshme ne do të thellojmë këtë bashkëpunim”, tha Mustafa.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...